Në Lagjen Ulpiana në Prishtinë raportohet se katër persona kanë sulmuar një tjetër pas një mosmarrëveshje, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur më 27 tetor rreth orës 23:35, transmeton Koha.net.
“Viktima, burrë shqiptar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar, burra shqiptarë, të cilët i kanë dëmtuar edhe veturën ankuesit, dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa rasti është duke u hetuar.