Kronikë

Kapet në Xërxë një person duke gjuajtur me armë zjarri, arrestohet

Arma e sekuestruar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Xërxë të Rahovecit, pasi që gjatë patrullimit të saj rutinë, e kishte vërejtur atë duke shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje, dhe po cilësohet si posedim i paligjshëm dhe përdorim i armës. 

“Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë ,si dhe është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.