Kronikë

Kapet burri që ishte arratisur nga burgu vitin e kaluar

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia të premten ka arrestuar në Gjilan burrin që ishte arratisur nga burgu më 15 korrik të vitit të kaluar.

Policia ka thënë se gjatë kohës sa ishte në arrati, ndaj tij janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash, për çka dhe është hapur rast i veçantë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.