Kronikë

Kapen duke bërë gara me vetura, gjobiten e u merret patentë shoferi për 12 muaj

Policia

Policia të mërkurën ka ndaluar dy shoferë që po bënin gara të shpejtësisë në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

B.Z. 29 vjeç dhe E.B. 22 vjeç, janë gjobitur nga Policia për rrezikimin e pjesëmarrësve në komunikacion.

Ata janë dënuar me 500 euro, pesë pikë negative dhe me heqje të patentë shoferit për 12 muaj.

Policia ka apeluar te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, dhe që qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë.