Kronikë

Kapen disa migrantë në kamionët e gjetur në oborrin e një objekti afarist në Shtime

Policia

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Davidovc të Shtimes, në rimorkiot e dy kamionëve, janë zënë katër persona, dy shtetas kurdë dhe dy sirianë, që dyshohet se janë kontrabanduar.

“Gjatë kontrollit të realizuar derisa janë hapur dy rimorkio të kamionëve, janë vërejtur katër persona, të cilët pasi janë larguar më vonë janë hasur nga patrulla policore, të njëjtit janë identifikuar si: dy shtetas kurdë dhe dy sirianë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lidhur me rastin thuhet se janë intervistuar dy të dyshuarit  meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt. 

Personat e kontrabanduar thuhet se janë dërguar në qendrën e pritjes.