Dogana e Kosovës njoftoi se ka parandaluar një kontrabandë që tentohej të kryhej nga territori i Maqedonisë së Veriut në Kosovë.
Sipas Doganës, një person është ndaluar e gjatë kontrollit i janë gjetur filterë për cigare, 101 pako me arra dhe 120 me kikirikë.
Në njoftim u bë e ditur se janë ndërmarrë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, e malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.
“I njëjti është ndaluar dhe gjatë kontrollit në automjet kishte pasur të ngarkuara mallra si në vijim: - Filtera për cigare Grand 55 pako x10000 cope filtera gjithsej 550000 copë, 101 pako me arra X 10 kg gjithsej 1010 kg, 120 pako me kikirika X 6 kg gjithsej 720 kg. Vlera e mallit sipas tregut është mbi 25.000€”, thuhet në njoftimin e Doganës.