Kronikë

Kapen barna të kontrabanduara në vlerë prej 20 mijë eurosh

Barna

Gati 6900 paketime të barnave të ndryshme me banderola të Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë kontrabanduar në Kosovë, janë kapur në një barnatore në Lipjan të premten, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Sipas njoftimit, vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.

Dogana ka thënë se për mallin e kontrabanduar ka pranuar informatën nga qytetarët.

Malli është sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse, ka njoftuar Dogana.