Katër sera të mbjella me bimë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë, janë gjetur të hënën nga Policia e Kosovës në bjeshkë të Roshkodolit në Deçan.
Autoritetet njoftuan se nëpërmjet një plani operativ në zona të thella malore kanë arritur t'i evidentojnë 300 bimë narkotike, të madhësisë deri në 2 metra gjatësi.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe armë me fishekë.
“Provat materiale të bimëve narkotike që kanë mbetur të pa djegura, pas konsultimit me prokurorin përkatës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është hapur rasti për veprat ‘Kultivim i bimëve narkotikëve’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i armëve dhe municioneve’. Në lidhje me rastin meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare e Republikës se Shqipërisë dhe ajo e Malit të Zi, të cilat kanë aktivizuar njësitet e tyre në zonat përkatëse të shteteve të tyre”, thuhet në njoftimin policor.