Kronikë

Kapen 100 fishekë në aeroport, udhëtari erdhi nga Brukseli

Në Aeroportin e Prishtinës është parandaluar futja e 100 fishekëve të hënën, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, një udhëtar përmes linjës së fluturimit Bruksel-Prishtinë ka arritur të kalojë në kanalin e gjelbër dhe është zgjedhur për kontroll nga oficerët doganorë.

Pas skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit është hasur në 100 copë fishekë 8milimetërsh.

Pasi fishekët hyjnë në kategorinë e mallrave të ndaluara për import, pa leje përkatëse, rasti i është dorëzuar Policisë, ka njoftuar Dogana.