Kronikë

Iu gjetën mbi 30 gramë kokainë, arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Fushë-Kosovë

arrestim

Foto: Ilustrim

Një shtesat i Shqipërisë është arrestuar të mërkurën në Fushë-Kosovë, pasi gjatë një kontrolli tek ai janë gjetur 30.5 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

“Fushë-Kosovë 08.11.2023 – 19:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 30.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit thuhet se është dërguar në mbajtje.