Kronikë

Iu dha ndihma e parë në rrugë e vdiq në QKMF, Policia nis hetim

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka nisur hetim për një vdekje të dyshimtë në Fushë-Kosovë. 

Në raportin 24-orësh të PK-së thuhet se më 26 nëntor personit i ishte dhënë ndihma e parë në rrugë dhe është dërguar në QKMF. E, pasi ishte kontrolluar te mjeku, kishte vdekur. 

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. 

“Lidhur me rastin personi i cili ishte hasur në rrugë, pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në QKMF. Pasi i është bërë kontrolli nga mjeku personi në fjalë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.