Kronikë

Iu caktohet masa e paraburgimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Gazmend Muhaxheri

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar të pandehurve që dyshohet se kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i tha KOHËS se është aprovuar kërkesa, e të pandehurit po dyshohen për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

“Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë, nga Gjykata Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka njoftuar Nikçi.

K.L. dhe D.L. dyshohet se të shtunën (26 tetor) sulmuan fizikisht kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Incidenti dyshohet se ka të bëjë me një projekt në fshatrat e Rugovës.