Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës F.D për veprën penale të “organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist”.
“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura F.D, më 22 shtator 2014, me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste, ISIS, në Siri, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, nga Prishtina është nisur në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Elezit, ku nga aty është larguar nga Kosova dhe nga Aeroporti i Shkupit ka udhëtuar drejtë Stambollit. Më tutje ka vajtur në Siri ku i është bashkangjitur bashkëshortit të saj, i cili vepronte në kuadër të grupit terrorist, ISIS”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Me këto veprime, PSRK thotë se e pandehura F.D ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.