Kronikë

Ishte martuar me një të mitur, arrestohet i dyshuari në Pejë

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person në Pejë për martesë me një vajzë të mitur. 

I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit e mitura është kthyer te prindërit e saj, ka njoftuar Policia e Kosovës. E i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

“Pejë / 28.09.2024-10:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ishte martuar me  viktimën femër  kosovare të moshës  së mitur. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  viktima ka shkuar te prindërit saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.