Një person është arrestuar në Prishtinë për fotografim të paautorizuar.
Një grua ka raportuar në polici se në rrjet social ka parë një postim me fotografi të saj me qëllim të ngacmimit.
Policia ka identifikuar më pas dyshuarin dhe e ka dërguar në mbajtje.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një rrjet social ka vërejtur një postim me fotografi të saj me qëllim te diskreditimit dhe ngacmimit. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin më datë 15.02.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njejti pas intervistimit me vendim te prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.