Kronikë

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen në “Bon Vivant”

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin dhe për dy muaj të dyshuarit për vrasjen e 4 gushtit në “Bon Vivant”. Zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar vendimin.

“Me datë 04.09.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P, ashtu që masa e paraburgimit i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka njoftuar Gashi, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, të dyshuarit e tjerë me inicialet G.Z. dhe H.G., të përfshirë në këtë rast, janë liruar nga masa e paraburgimit më 29 gusht.

Natën e 4 gushtit kishte mbetur i vrarë një 39-vjeçar me inicialet K.R., në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.