Në gjendje tejet të rëndë ka mbetur i plagosuri nga të shtënat me armë zjarri në rastin e së hënës në Gradicë të Drenasit.
Ai ka marrë plagë në regjionin e kokës, ka bërë me dije Shaqir Uka, Drejtor i Klinikës së Mjekimit Intensiv.
“Pacienti që ka marrë lëndime vazhdon ta ketë gjendjen e rënduar për shkak të plagëve të marra. Plagën e ka në regjionin e kokës dhe për momentin është në koma, duke u mbajtur në gjumë përmes barnave”, ka thënë Uka për KOHËN.
Të hënën në mbrëmje Policia njoftoi për një vrasje dhe një plagosje në një pyll të fshatit Gradicë. Ndërkaq, të martën në mëngjes në Polici është dorëzuar personi i dyshuar për vrasjen. Atij i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.