Kronikë

I mituri publikon video me armë në TikTok, intervistohet

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor një të mitur në Viti, i cili dyshohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të Policisë, i mituri ka publikuar video me pistoletë dhe shufër metali në TikTok.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.


“ARMËMBAJTJE PA LEJE” – Raporti i Policisë

Viti  20.02.2024 – 08:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar-i mitur pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.