Policia ka arrestuar një 31-vjeçar në Kaçanik pasi ishte i kërkuar nga gjykata.
A.P. ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “dhunë në familje” me dënim burgimi prej 75 ditëve.
Pas kompletimit të dokumentacionit i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.