I dyshuari për vrasjen e 19-vjeçarit A.Z., në Vushtrri e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale. 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka thënë KOHËS se i dyshuari e ka pranuar fajësinë gjatë marrjes së deklaratës.

Ai aktualisht gjendet në ndalim 48-orësh.

“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, dhe i njëjti me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48-orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje, Prokuroria dhe policia janë duke mbledhur provat relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i dyshuari e ka pranuar fajësinë për vrasjen. Në afatin e paraparë ligjor prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për këtë rast”, kanë thënë nga prokuroria.
 

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

3 j. më parë / 24 mar 2025 20:49
Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.D., që dyshohet për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Gjykata Themelore në Mitrovicë njoftoi të hënën se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë ndaj të pandehurit, që dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Vrasja është kryer mbrëmjen e së dielës (23 mars) në Vushtrri. I dyshuari e ka pranuar veprën penale të hënën.

Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri, dorasi pranon fajësinë

3 j. më parë / 24 mar 2025 19:12 Nga: Florinda Abazi
Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

FOTO: Ilustrim

Photo: Driton Paçarada

Një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri në qytetin e Vushtrrisë, të dielën mbrëma. Sipas njoftimit të Policisë, dorasi i dyshuar është bashkëmoshatar i tij.
Sipas informatave të Policisë, mbrëmjen e së dielës viktima është plagosur në rrugën ‘Galip Badivuku’, e i cili më pas është transferuar në Spitalin e Vushtrrisë. Mirëpo, si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë. Në polici nuk kanë dhënë detaje për arsyet që dërguan deri te kjo vrasje.

E gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një armë zjarri, me të cilën dyshohet ta ketë kryer vrasjen, thuhet në raportin e Policisë.

Teksa në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës thanë se ai e ka pranuar fajësinë.

“Është arrestuar një i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe i njëjti, me vendim të prokurorit, gjendet në ndalim 48 orësh. Është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer kjo vrasje dhe prokuroria e policia janë duke mbledhur prova relevante në lidhje me rastin. Gjatë marrjes së deklaratës i dyshuari e ka pranuar fajësinë për vrasjen”, tha Prokuroria. 

Nysret Zymeri, axha i viktimës, u shpreh se nuk ishin në dijeni për ndonjë problem që nipi kishte me dikë.

“Nuk kemi pasur asgjë me njeri të gjallë, asnjë fjalë të keqe. Ju po e dini edhe si familje kush jemi, familja Zymberi, ne nuk e kemi pritur. E kemi ditur që e kemi një armik andej, por këndej nuk kemi pritur asgjë. Absolut nuk e kemi njohur e as nuk e kemi ditur kush është e as tani nuk e njohim”, tha Zymeri.
E profesionistët vlerësojnë se raste të tilla janë përhapur viteve të fundit në Kosovë.

Psikologu Ylber Sahitaj tha se dukuritë negative tek të rinjtë, përfshirë edhe vrasjet, mund të jenë rezultat i akterëve socialë, si familja, shoqëria e teknologjia.

“Normalisht ajo çka do të ndikojë më së shumti është mungesa e empatisë, si shkak i modelimit social që është duke e pasur vazhdimisht prej ekspozimit të gjërave e që ka mundësi që të dërgojnë deri tek kjo që po diskutojmë. Si përfundim mund të vijë edhe si shkak i mosofrimit të anës profesionale, duke përfshirë këtu edhe psikologë”, tha Sahitaj. 

Sipas Sahitajt, në shumicën e herëve të rinjtë nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që sjellin akte të tilla.

Për vrasjen e së dielës prokuroria ka kërkuar që të dyshuarit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

3 j. më parë / 24 mar 2025 15:41
Paraburgim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., i cili dyshohet për vrajën e 19-vjeqarit në Vushtrri. 

Ai thuhet se dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 

“I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin thuhet se do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.