Kronikë

I dërgon mesazhe me përmbajtje seksuale një gruaje, arrestohet i dyshuari

Burg

Foto: Ilustrim

Një burrë në Shtime është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale ngacmim. 

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë. 

I dyshuari thuhet se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.