Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një person që ka qenë në kërkim me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Ai thuhet se ka qenë i dënuar për veprën penale vjedhje me 17 ditë burgim.
“Mbrëmë, rreth orës 23:30, derisa policët e stacionit në Ferizaj ishin në pikë kontrolli, në rrugën ’Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj kanë ndaluar personin A.M (M/K) i moshës 27-vjeçar i cili ishte në kërkim policor. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë ( 17) ditëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dënuari thuhet se është dërguar në vuajtje të dënimit.