Njësitë e Doganës kanë parandaluar kontrabandimin e cigareve në pikën kontrolluese kufitare në Han të Elezit.
Policia ka njoftuar se zyrtarët i kanë gjetur një personi cigare në vlerë 3,000 mijë euro, që i kishte fshehur në kamion.
Malli është konfiskuar.
“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.