Dy persona janë arrestuar për armëmbajtje pa leje në Prishtinë të mërkurën.
Ata kanë hedhur një armë nga vetura derisa po udhëtonin.
“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovare, pasi që nga vetura në të cilën gjendeshin dhe ishin në lëvizje kanë hedhur një armë zjarri me një karikatorë dhe katër fishekë, të cilat janë konfiskuar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.