Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës një mjet shpërthyes është hedhur në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin-Potok.
Lajmin është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ai ka thënë se dyshimet ekzistojnë që bëhet fjalë për granatë dore, ndërsa ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e një shtëpie.
“Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë”, ka thënë ai, duke treguar se Policia ka nisur hetimet për këtë rast.