Kronikë

Hajdutët thyejnë shkollën në Ferizaj, vodhën libra e një fshesë

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës i ka iniciuar dy raste për “vjedhje të rënda” në 24 orët e fundit.

Në fshatin Komogllavë të Ferizajt është ankuar një grua se persona të panjohur kanë hyrë me forcë më objektin e shkollës dhe kanë thyer derën e bibliotekës.

Të dyshuarit kanë vjedhur dy komplete me libra dhe një fshesë elektrike.

Deri më tani nuk është arrestuar askush.

E, në Koretishtë të Novoberdës dyshohet se një person i ka vjedhur disa inventarë në një objekt.

Sipas Policisë, vlera e dëmit sillet rreth 50,000 euro, e rasti po hetohet.

“Më 29.04.2024 është raportuar se person-a të panjohur (dyshohet të jenë narkoman) nga objekti i ish-fakultetit Fama, kanë djegur disa inventarë dhe gjësende të ndryshme, ku sipas tyre vlera e dëmit sillet rreth pesëdhjetëmijë euro. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.