Kronikë

Gruaja nga Klina dyshohet se braktisi fëmijët, Policia nis hetimet

Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është larguar nga shtëpia e saj në Klinë, duke braktisur fëmijët.

Policia ka njoftuar të martën se raportimi për largimin e saj nga shtëpia ka ndodhur të shtunën. 

Rasti përveç “braktisje të fëmijëve” është cilësuar edhe si “dhunë në familje”, ndonëse në raport nuk është dhënë ndonjë detaj lidhur me dhunën e ushtruar. 

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si të tilla.