Kronikë

Gruaja në Prishtinë raporton se u rrah brutalisht nga bashkëshorti, i dyshuari në arrati

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është rrahur brutalisht nga bashkëshorti në orët e hershme të së enjtes. Gruaja e ka raportuar rastin në polici të shtunën, ndërsa ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit është vendosur në strehimore me katër fëmijët e saj. 

I dyshuari gjendet në arrati. 

“Prishtinë / 01.08.2024 – 01:00.  Më 03.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar e rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit  me katër fëmijët e tyre është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari sipas viktimës ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati-kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.