Një grua në Prishtinë ka raportuar se derisa ka qenë në Qendër për Punë Sociale për ta dërguar fëmijën që të takohet me babanë e vetë, ish-partneri i saj e ka kanosur.
Policia ka thënë se lidhur me rasti është njoftuar prokurori. Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 18.06.2024-14:02. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Qendrën për Punë Sociale për ta dërguar fëmijën që të takohet me babanë e saj, të dyshuarin mashkull kosovar, është kanosur nga i njëjti. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti shkon në procedurë të rregull”, thuhet në raportin e policisë.