Një çikliste është lënduar të mërkurën në mëngjes si pasojë e një vetaksidenti të pësuar si rrjedhojë e një grope në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Qytetarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar fotografi nga rasti ku shihet gruaja e shtrirë në tokë. Siç ka mësuar KOHA nga Emergjenca, çiklistja ka pësuar lëndime serioze.
Raportimet për aksidentet si pasojë e gropave në rrugët e Prishtinës janë shtuar kohëve të fundit. Të shumta kanë qenë publikimet në rrjete sociale, sidomos të veturave që kanë pësuar si pasojë e tyre.