Një punëtor i pompës së derivateve ka raportuar një grabitje në orët e para të së shtunës në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar të dielën se sipas raportuesit, dy persona të maskuar kanë kërcënuar me çekan dhe thikë gjatë grabitjes.
Sipas tij, të dyshuarit e kanë grabitur pazarin ditor dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.