Kronikë

Grabitje me armë në Prishtinë

Foto: Koha

Dje në rrugën “Henry Dynan” të Prishtinës është grabitur një dyqan.

Rreth orës 22:00, siç bënë të ditur Policia e Kosovës, në lagjen Ulpiana të Prishtinës një person i maskuar ka hyrë në dyqanin “Maxi-market”, ku nën kërcënimin e armës ka arritur që të grabis 620 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur, transmeton koha.net.

I dyshuari ka pasur një armë të shkurtër që dyshohet të jetë revole, me të cilën ka kërcënuar punëtorët e dyqanit, një mashkull dhe një femër.