Kronikë

Grabitje me armë në një qendër tregtare në Podujevë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në Podujevë. Mësohet se personat e armatosur kanë arritur të grabisin një shumë të parave nga punonjësit e Qendrës Tregtare “Interex”, të cilët ishin duke shkuar për t’i dorëzuar paratë në bankë.

Gjatë këtij akti mësohet se ka pasur edhe gjuajtje me armë.

KOHA do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për detaje të tjera.