Kronikë

Grabitet një këmbimore në Prishtinë

Një këmbimore në Prishtinë është grabitur të hënën nga persona të dyshuar.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 në lagjen Tophane, e dyshohet se grabitja e shumës së parave ka ndodhur nën kërcënimin e armës.

“Sot rreth orës 10:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një këmbimore në lagjen Tophane në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KOHA sjell pamje nga vendi i ngjarjes