Kronikë

Goditet me veturë zyrtari policor në Gjilan, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një zyrtar policor është goditur me veturë nga një person të shtunën në Gjilan dhe ka marrë lëndime trupore. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari policor me biçikletë ka ndaluar një veturë me targa të huaja që po kthehej për t’u kyçur në një rrugë të ndaluar për komunikacion. Polici kishte ndaluar të dyshuarin dhe ia ka tërhequr vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i është bindur urdhrave por e ka goditur me veturë zyrtarin policor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. 

Policia po merret me rastin. 

“Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizur me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer - hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyç me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur - ju ka prezantuar si person zyrtar dhe ia ka tërhequr vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk iu bind urdhrave të zyrtarit policor, por me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin policor.