Kronikë

Goditet me mjet të mprehtë një person në Prishtinë

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes me një mjet të mprehtë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinës Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën "Lekë Dukagjini".

“Sot rreth orës  18 :00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.  I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti", tha Ahmeti.