Kronikë

Gjuhen me armë dy persona në Ferizaj, dërgohen në QKUK

Emergjenca - QKUK - DP

Foto-Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Ferizaj.

Dy persona janë lënduar pasi janë gjuajtur me armë zjarri nga persona të tjerë.

Ata janë trajtuar në QKUK.

“Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga person/a të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gas dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.