Një 18-vjeçar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pasi duke mos u ndalur ndaj shenjës së policit, shkakton aksident trafiku.
Policia ka njoftuar se policët i kanë dhënë shenjë për t’u ndalur, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.
“Gjatë përcjelljes policore, në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke”, njoftoi PK-ja.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për mosrespektim të shenjës “stop” të policit dhe drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shofer.