Policia e Kosovës ka gjobitur 58 persona në një lokal nate në Lipjan pasi kanë thyer masat anti-Covid.
Policia i ka thënë KOHËS se aksioni policor ka ndodhur rreth orës 21:00 ku kanë hasur në 57 klientë dhe në pronarin e lokalit ndaj të cilëve kanë shqiptuar gjobat.
Policia njofton se janë duke vijuar punën për respektimin e masave anti-Covid dhe ruajtjen e shëndetit publik.
“Policia e Kosovës edhe sonte sikurse çdoherë tjetër po ushtron autorizimet e saja si mekanizmi kyç për të mundësuar implementimin e strategjisë dhe respektimin e masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID19”, thuhet në njoftimin policor.