Kronikë

Gjilan, dyshohet se duke e kërcënuar me sëpatë një personi ia grabitën zinxhirin dhe orën dorës

Policia e Kosovës

Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të grabitjes. 

Siç ka bërë të ditur policia dy të dyshuar nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur një personi zinxhirin e qafës që ishte i arit dhe një orë dore. 

Policia ka thënë se po e heton rastin. 

“Gjilan / 18.01.2025-19:30.  Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, ia kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.