Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Novobërdë

Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Novobërdë.

Siç njoftohet në raportin 24-orësh, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.