Kronikë

Gjendet pa shenja jete një 56-vjeçare në Mitrovicë

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Një grua e moshës 56-vjeçare është gjetur e pajetë mëngjesin e të enjtes në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka njoftuar se kanë pranuar informatë rreth orës 7:30 të mëngjesit, se në Liqenin Akumulues është gjetur një person pa shenja jete.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka pranuar informatën, se në zonën e Liqenit Akumulues të lumit Ibër është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare”, tha Zahiti, raporton “KOHA".

Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.