Kronikë

Gjendet një grua e vdekur në Zhur

policia

Një grua është gjetur e vdekur në Zhur të Prizrenit të premten. 

Policia ka nisur hetim dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.