Një granatë dore dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë janë gjetur të shtunën në rrugën “Arsim Muzaqi” në Vushtrri. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një dëshmitar ka njoftuar policinë pasi disa fëmijë i kanë thënë se kishin parë një mjet të dyshimtë, që dyshohej të ishte bombë dore.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka siguruar zonën, ndërsa njësitë përkatëse kanë sekuestruar granatën e dorës dhe nëntë gëzhoja të pushkës së gjuetisë.
“Dëshmitari ka raportuar se derisa ka qenë duke kaluar rrugën, disa fëmijë e kanë njoftuar se kanë parë një bombë dore. Dëshmitari ka njoftuar Policinë e cila ka dalë dhe e kanë siguruar vendin e ngjarjes. Njësitë përkatëse të PK-së kanë sekuestruar një granatë dore dhe 9 gëzhoja të pushkës së gjuetisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe po hetohet.
Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Hidhet granatë në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Hiqet në mënyrë të sigurt granata e dorës e gjetur në një bodrum në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri