Policia e Kosovës njoftoi se është gjetur Gëzim Trakaniqi, që ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij nga Pejë.
Ai është gjetur nga një patrullë policore në qytetin e Gjakovës, e pas kontrollit mjekësor është dërguar te familjarët.
“Me datё 23.05.2024, nё Stacionin Policor nё Pejё, nga familjarёt ёshtё raportuar se personi Gёzim (Shaban ) Trakaniqi, ёshtё larguar nga shtёpia qё nga data 22.05.2024 dhe nuk dihej pёr vendndodhjen e tij. Policia menjёherё ka ndёrmarrё masat e nevojshme pёr gjetjen e personit tё zhdukur, gjithnjë nё koordinim me Prokurorin e shtetit. Me autorizim tё Prokurorit tё shtetit me qellim tё lokalizimit tё tij ёshtё bёrё njё kërkesë pёr bashkёpunim me qytetarët. Njёsitet relevante tё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, kanё punuar intensivisht pёr gjetjen e personit tё zhdukur”, thuhet në njoftimin policor.