Një sasi e vogël e dyshuar lënde eksplozive është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë derës së biznesit të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, në zonën e Plazhit të Durrësit.
Sipas Policisë, lënda e dyshuar eksplozive është gjetur e pashpërthyer pranë hyrjes së biznesit.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Nuk është hera e parë që dyqani i Noizyt është vënë në shënjestër të sulmeve. Më 8 qershor 2022, në të njëjtin objekt shpërtheu një sasi tritoli, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në atë kohë, Noizy ngriti dyshime ndaj reperit Cllevio, me të cilin kishte pasur konflikt të hapur.
Një vit më vonë, në qershor, një tjetër biznes i Noizyt, në një zonë tjetër të Durrësit, u përfshi nga zjarri në dy raste. Policia arrestoi një 26-vjeçar, kushëri të këngëtarit, nën dyshimin se zjarri ishte vendosur qëllimisht.
-
Disa persona tentojnë ta djegin një restorant në Prizren
-
Ndalohen edhe dy të dyshuar për kontrabandë me naftë
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë