Kronikë

Gjendet i vdekur personi që u zhduk para pesë ditësh në Vuçë të Leposaviqit

Leposaviq

Është gjetur pa shenja jete fshatari i cili është zhdukur në fshatin Vuçë të Leposaviqit. 

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në ditën e pestë të kërkimit, ka njoftuar Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim. 

“Është gjetur trupi i pa jetë në ditën e pestë të kërkimit i fshatarit nga fshati Vuçë e Leposaviqit nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, zjarrfikësit dhe bashkëfshatarë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo shoqatë.