Kronikë

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Prishtinë

Hetim i vdekjes

Foto ilustrim

Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur të shtunën në mesditë në Prishtinë. 

Policia ka njoftuar të dielën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. 

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së tij, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.