Kronikë

Gjendet i vdekur një person në vendin e punës

shiriti i Policisë

FOTO: Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren të premten. 

Trupi është dërguar për obduksion, e Policia po e heton si rast. 

“Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.