Në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë sot është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Rasti ka ndodhur rreth orës 06:20, ku Policia i ka thënë KOHËS se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipi i mjekëve dhe Policia ku është konfirmuar vdekja e tij.
“Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.